Viti

Vijojnë investimet në infrastrukturën rrugore në dy projekte me rëndësi të veçantë për Komunën e Vitisë

Komuna e Vitisë po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, me punime intensive në rrugët Stubëll – Stanqiq dhe Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, dy projekte që do të përmirësojnë ndjeshëm lidhjen ndërmjet fshatrave dhe do të krijojnë mundësi të reja zhvillimi. Rruga Stubëll – Stanqiq do të lidhë Vernakollën, Llokmën dhe Stanqiqin, duke krijuar një qarkullim më të shpejtë drejt qytetit të Gjilanit dhe në drejtim të Kumanovës.

Ndërkaq, rruga Remnik i Ri – Sllatinë e Epërme, pjesë e njohur si “Rruga e Mbretit”, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Remnikut të Ri, Sadovinës së Jerlive, Sadovinës së Çerkezëve dhe Sllatinës së Epërme me rrugën për në Viti, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e këtyre zonave.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se investimet në infrastrukturë mbeten një nga prioritetet kryesore të komunës, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve, lidhjen më të mirë të fshatrave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. Aziz Zuka

You Might Also Like