Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, futbollit aktiv i jep lamtumirën një nga figurat më të mëdha që ka veshur ndonjëherë fanellën kuqebardh.
Besar Musolli mbyll kapitullin e tij si lojtar aktiv, në një karrierë dinjitoze gjatë së cilës më shumë se 3 vite të kaluara te Sport Club Gjilani, duke qenë njëherit edhe kapiten i ekipit në dy edicione.
Gjatë këtyre viteve, Musolli numëron 89 paraqitje kampionale, 8 paraqitje në ndeshje të kupës, si dhe katër në garat ndërkombëtare të UEFA Conference League.
Si mesfushor me vizion, gol dhe karakter lideri, Musolli ishte një figurë e respektuar brenda dhe jashtë fushës. Futbollisti nga Podujeva që u bë simbol largohet nga fusha e gjelbër si një nga lojtarët më të dashur dhe më të rrespektueshëm në historinë e klubit tonë.
Sport Club Gjilani e falënderon për gjithçka që dha për futbollin, për fanellën kuqebardh, për profesionalizmin, përkushtimin dhe emocionet e paharrueshme.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e radhës!




