Sport Club Gjilani njofton me kenaqësi se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka, i cili edhe zyrtarisht është pjesë e familjes kuqebardh deri në verën e vitit 2028.
Klubi dhe futbollisti kanë nënshkruar kontratë me vlefshmëri prej dy edicionesh, duke e rikthyer një emër të njohur në familjen e madhe të SC Gjilanit.
Zeka nuk ka nevojë për prezantim për tifozët tanë. Ai rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë, me përvojën, cilësinë dhe instinktin e tij para portës, për të dhënë kontribut në realizimin e objektivave të klubit në sezonet e ardhshme.
Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur sulmuesin në rikthimin e tij, ndërsa Zeka do t’i bashkohet menjëherë ekipit në fazën përgatitore.
Familja e SC Gjilanit i uron Mevlanit mirëseardhje në shtëpinë e tij dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardhë.





