Gjilan, SPORTI

Transformimi i trupit dhe mendjes, Qendra e Fitnesit “CrossFit Tokë e Mirë” feston njëvjetorin e suksesit në Gjilan

Trupi i çdo njeriu është një strukturë unike dhe, si rrjedhojë, edhe rrugëtimi drejt një jete të shëndetshme kërkon një qasje të personalizuar. Sot, fitnesi nuk shihet më thjesht si një trend kalimtar, por si një disiplinë jetësore dhe një sport ku secili garon vetëm me veten e tij. Përmes ushtrimeve sistematike, të shpërndara në një llojshmëri të veglave bashkëkohore, qëllimet e secilit entuziast të fitnesit arrihen në mënyrë graduale por të sigurt.

Përmes këtij procesi, çdo individ arrin të vërejë dhe të ndjejë një ndryshim rrënjësor në fizikun dhe mirëqenien e tij njerëzore.

Në qytetin e Gjilanit, tash e një vit, me një sukses të jashtëzakonshëm po operon salla e fitnesit “CrossFit Tokë e Mirë”. E pozicionuar pikërisht në qendër të qytetit, kjo qendër ka sjellë një frymë të re të stërvitjes profesionale, duke u shndërruar në pikëtakimin kryesor të të gjithë atyre që synojnë transformimin e stilit të jetesës.

Suksesi i kësaj salle bazohet në stafin e saj elitar. Qendra udhëhiqet nga trajneri me përvojë të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Grant Shaw, i cili aplikon metodat më moderne të fitnesit bashkëkohor. Atij i bashkëngjitet trajnerja tjetër profesioniste amerikane, Charissa Sutliff, si dhe trajneri i njohur nga Gjilani, Petrit Vokshi. Ky kombinim i përvojës ndërkombëtare dhe energjisë vendore garanton standardet më të larta të shërbimit.

“Ne me këtë ekip jemi këtu tani e një vit për të mirën e çdo qytetari vullnetar dhe çdo sportisti që ka besim të jetë klient i joni. Kemi ndërtuar një ekip tejet profesionist, të dëshmuar prej kohësh. Në fitnesin tonë kemi veglat më të mira, ku njëherësh janë edhe më bashkëkohoret. Pas një viti punë, jemi jashtëzakonisht të kënaqur me punën që jemi duke bërë me klientët tanë. Ajo që na veçon është se çdo trajner punon me çdo klient, duke u dhënë këshilla profesionale. Deri më tani kemi pasur klientë të të gjitha moshave dhe të gjithë janë ndarë shumë të kënaqur,” ka bërë të ditur trajneri dhe menaxheri i këtij fitnesi, Grant Shaw.

Karakteristika kryesore e këtij profesioni nuk është thjesht numërimi i përsëritjeve të ushtrimeve, por roli i trajnerit si një mentor mental. Një trajner profesionist nuk udhëzon vetëm lëvizjet fizike, por studion psikologjinë e motivimit. Historia e këtij profesioni tregon se ata që arrijnë të thyejnë limitet e tyre fizike brenda sallës, fitojnë një vetëbesim të jashtëzakonshëm për të thyer barrierat dhe sfidat në jetën e përditshme.

Të merresh me fitnes është një investim afatgjatë. Rezultatet nuk vijnë brenda natës, por vijnë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme përmes një formule të qartë: durim dhe disiplinë e lartë.

Trajneri 30-vjeçar, Grant Shaw, shpjegon se ky sport kërkon një përkushtim të gjithanshëm:

“Sporti i fitnesit kërkon durim dhe ushtrime hap pas hapi. Po ashtu, kërkon një disiplinë të madhe si në ushtrime, në ushqim, në fjetje, por edhe në përdorimin e duhur të veglave të fitnesit. Me marrjen me fitnes, çdo klient fiton një shpirt luftarak dhe një mendje të shëndoshë. Po ashtu, edhe zemra dhe qarkullimi i gjakut i çdo njeriu ka përfitime të jashtëzakonshme. Me një fjalë, sporti i fitnesit e rigjeneron plotësisht trupin e njeriut.”

Për të gjithë ata që ende janë në mëdyshje, menaxhmenti i “CrossFit Tokë e Mirë” ka një mesazh të qartë dhe shumë motivues për të gjithë të interesuarit që vizitojnë klubin:

“Ushtrimet që do të bëni në fitnesin tonë do të jenë tërë jetën të paharruara për ju. Ajo do të jetë ora dhe dita më e mirë në jetën tuaj! Ejani, ushtroni dhe relaksohuni. Përpos ndryshimit të trupit tuaj, këtu do të krijoni shoqëri të re. Ne kemi këtu klientë nga të gjitha moshat, andaj ejani dhe shijojeni jetën tuaj!”, është porosia e ngrohtë e Grant Shaw.

Duke qenë se ky përvjetor i parë i biznesit përkon me festime të rëndësishme, stafi i CrossFit Tokë e Mirë dëshiron të ndajë edhe një mesazh urimi. Për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, stafi i fitnesit, popullit të Kosovës dhe gjithë klientëve të tij ua uron këtë ditë të madhe historike, duke vlerësuar lart Amerikën si një shtet mik të përhershëm dhe të çmuar të kombit tonë.

Kontaktoni: O48 214 407
Instagram @tokeemire

You Might Also Like