Klubi FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin më të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.
Pas një periudhe në futbollin ukrainas dhe atij polak, mbrojtësi 24-vjeçar rikthehet aty ku la gjurmë, me synime të qarta dhe uri për suksese të reja.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës.




