Futboll

Armend Kastrati rikthehet në klubin e lindjes!

Klubi futbollistik KF DARDANA ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me super mesfushorin Armend Kastrati!

Armendi, ka përvoje mbi 15 vite në superligen e Kosovës dhe të Shqipërisë, pasi më herët ishte pjesë e disa skuadrave të njohura Kosovare, si KF DRITA, KF HAJVALIA, KF FLAMURTARI, KF VLLAZNIA (P), KF BYLIS në SHQIPËRI!

Armendi me përvojen e tij shumëvjeqare në futbollin Kosovar, mund të quhet goditja më e madhe e KF DARDANA në këto vite!

Qëndroni me ne, pasi edhe shumë lojtare të tjerë do të prezentohen në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e KF Dardana.

You Might Also Like