Drita ia ka dalë që të barazojë me rezultat 1:1 ndaj Zhalgirisit të Lituanisë dhe me shumë shpresa e pret ndeshjen e javës tjetër në Prishtinë për të shkuar tutje në xhiron tjetër.
Ishin vendasit që ia kanë dalë të shënojnë në pjesën e parë në minutën 25 nëpërmjet Benchaib dhe dukej se kampioni i Kosovës do të ketë shumë vështirësi, por në një ndeshje shumë të luftuar, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në fund të takimit.
Blerim Krasniqi realizoi me kokë pas një asistimi fantastik të Raddy Ovoukas, duke i siguruar Dritës një rezultat shumë të vlefshëm para ndeshjes së kthimit.
Të martën e ardhshme në Prishtinë do të vendoset gjithçka./kryelajmi.com/.




