Klubi kuqebardh ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Genc Sermaxhaj, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës 19-vjeçare.
Sermaxhaj rikthehet në familjen kuqebardh me synimin për të vazhduar punën në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen e talenteve të rinj që përfaqësojnë të ardhmen e klubit.
Drejtuesit e SC Gjilanit i kanë besuar profesionalizmit dhe përkushtimit të tij, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.





