Komunikacion

Gjoba me bollëk në komunikacion

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.07.2026 – 23.07.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë  e dy (1982) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: 

  

  • Hetim i dyzet (40) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,      
  • Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar njëzet e nëntë (29) gjoba për mos përdorim të telefonit gjatë vozitjes,  
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e gjashtë (56) ngasës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rendin dhe qetësinë publike duke shmangur zhurmat e panevojshme dhe çdo veprim që mund të shqetësojë qytetarët. Të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve, të respektojnë sinjalistikën dhe semaforët, të tregojmë kujdes dhe respekt ndaj njëri tjetrit në mënyrë që të ruajmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. 

You Might Also Like