Futboll

Edhe Drita sonte për herë të parë luan nën dritën e reflektorëve në Gjilan

Ndeshja Drita – Drenica, e cila luhet sonte me fillim në ora 19 në Gjilan do të jetë e veçantë. Klubi kaltër e bardhë do t’ia bëjë sefte ndeshjes në fushë të vet nën dritën e reflektorëve. Posa të bije muzgu, pritet që në Stadiumin me bari sintetik të ndizen reflektorët dhe kjo pritet që ndeshjen t’a bëjë edhe më joshëse.

Drita ka një start shumë të mirë në kampionat, ngase nga dy ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti i ka shënuar dy fitore dhe ka gjashtë pikë.

Ndeshja Drita – Drenica nis me fillim në ora 19. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like