Futboll

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Feronikli ’74

Me një mbizotërim të Gjilanit ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Feronikli ’74, në të cilën nuk është parë asnjë gol.

Gjilani pati topin në posedim, luajti më mirë, por nuk ia doli që të ndërtojë ndonjë aksion të mirë për të shënuar e kundërshtari më shumë u përkujdes për portën e vet se sa për të shënuar.

Në minutën 17, pas një harkimi të Rrahmanit nga e majta nga një goditje dënimi, topi kaloi tërë mbrojtjen e Feronilklit ‘74 dhe erdhi deri te qendërmbrojtësi Granit Jashari, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Dy minuta më pas, nga një pozitë ballore gjuajti Thaqi, por topi shkoi drejt në portierin Kolaj.

Feronikli ’74 herën e vetme në pjesë të parë ka rrezikuar në minutën 43, kur nga gjuajtja e dënimit bukur ka gjuajtur Cërvadiku, por portieri Marjan Qoriq u hodh bukur në anën e djathtë dhe kapi topin. Pjesa e parë përfundoi pa gola 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like