Sot, më shumë se kurrë, është koha të flasim, të ndërgjegjësohemi dhe të veprojmë.
Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit i bashkohet fushatës kundër kancerit të gjirit, duke ngritur zërin për ndërgjegjësim, kontrolla të rregullta dhe zbulim të hershëm.
Nën udhëheqjen e Drejtorit të Infermierisë, z. Kushtrim Syla, stafi infermieror dhe profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit bëhen pjesë aktive e kësaj fushate, me një mesazh të qartë:
Mos prit. Kontrollohu me kohë!
Kanceri i gjirit mund të prekë këdo, por zbulimi i hershëm mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe humbjes së saj.
Le ta kthejmë ndërgjegjësimin në veprim, kujdesin në përgjegjësi dhe mbështetjen në forcë.
Për çdo grua. Për çdo nënë. Për çdo motër. Për çdo vajzë. Për jetën.
KANCERIN E GJIRIT E MPOSHTIM SË BASHKU!




