Viti

“Miss Freedom of the World 2026” vizitë në Viti

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss Freedom of the World 2026”, të cilat përfaqësojnë mbi 20 vende dhe kultura të ndryshme nga e gjithë bota.
Në emër të Komunës së Vitisë, kryetari Haliti u uroi mirëseardhje në Viti dhe në Kosovë, duke theksuar se prania e tyre është një mundësi e mirë për promovimin e Vitisë, mikpritjes, kulturës dhe potencialit turistik të kësaj pjese të vendit.
Kryetari Haliti vlerësoi rëndësinë e organizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar, të cilat krijojnë mundësi për njohje të reja, shkëmbim kulturor dhe promovimin e Kosovës para pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.
Me këtë rast, ai falënderoi Shpejtim Zenelin, organizator të “Miss Freedom of the World 2026”, për organizimin e këtij edicioni në Viti, si dhe Agim Zuzakun, drejtor të Hotel Gallery, për angazhimin dhe mikpritjen e delegacioneve ndërkombëtare.
Pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026” po qëndrojnë në Hotel Gallery, ndërsa finalja e këtij edicioni ndërkombëtar do të mbahet më 10 shtator 2026.

You Might Also Like