Komunikacion

Aksident zinxhirë në magjistralin Prishtinë – Gjilan

Screenshot

Një aksident zinxhirë ka ndodhur në mbrëmje në magjistralin Prishtinë – Gjilan në të cilin kanë pësuar dëmtime disa vetura, kurse pas aksidentit pati edhe të lënduar.

Pas këtij aksidenti në magjistralin Prishtinë – Gjilan janë krijuar kolona të gjata, kurse në vendin ku ndodhi aksidenti janë parë mbetje të pjesëve të veturave, kurse disa nga veturat kanë dalë edhe jashtë korsisë së rrugës.

Prej kohësh është tërhequr vërejtja se kjo magjistrale është tejet e ngarkuar dhe mjaftojnë reshje të imta shiu që rreziku të shtohet, ndërkohë që autostrada aq shumë e premtuar vazhdon të mos ndërtohet.

You Might Also Like