Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit .
Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), organizoi aktivitete sensibilizuese në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Aktivitetet nisën në Sallën e Kuvendit Komunal, me ligjëratën e dr. Arben Bislimit, onkolog në QKUK, si dhe me hapjen e ekspozitës “Tetori Rozë – Ngjyrat shërojnë”, nga kuratorja, Jalldëze Mustafa.
Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Halil Musliu i cili ndër tjerash theksoi se kanceri i gjirit nuk është vetëm çështje shëndetësore or edhe çështje e përgjegjëse të përbashkët shoqërore dhe institucionale.
Kurse drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, bëri të ditur se gjatë muajit tetor janë realizuar 12 aktivitete sensibilizuese dhe edukative, ndërsa në QKMF-në e Vitisë janë kryer 48 ekzaminime mamografike. Ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, duke u bërë thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre. Ajo shtoi se përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Vitisë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe të promovojë solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Në fund të këtij aktiviti u mbajt edhe marshi senzibilsues në qytet të cilën e ka përkrahur edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.Aziz zUKA





