Ndeshja hapëse e xhiros së dymbëdhjetë ndërmjet Dritës dhe Vushtrrisë do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim në ora 13.
Në orarin e Federatës kjo ndeshje ka qenë e paraparë të luhet në të njëjtën ditë, por me fillim në ora 18, nën ndriçimin e reflektorëve.
Para ndeshjes, të premten, FC Drita ka paralajmëruar një konferencë me gazetarë në të cilën do të flasin Faton Maloku, portier dhe Ardian Nuhiu, kryetrajner. Konferenca do të mbahet në ora 13. /kryelajmi.com/.




