Futboll

Drita vazhdon serinë e fitoreve

Me disa ndryshime në përbërje, FC Drita e ka nisur ndeshjen ndaj Vushtrrisë, e cila është konsoliduar deri diku, sa për të vazhduar kampionatin.

Në minutën e 19 pas një harkimi të Jasharit nga e majta, më së miri u gjet Arthur, që gjuajti me të parën dhe shënoi për rezultatin 1:0, kurse në minutën 31 gol ka shënuar edhe Nguena, për epërsi të sigurt të Dritës 2:0.

Në minutën 40, pas një harkimi nga këndi me dorë luajti njëri nga mbrojtësit e Vushtrrisë, por pas shikimit në VAR, gjyqtari ndryshoi mendje.

Në minutën 42, Albion Shurdhiqi ka shënuar një gol shumë të bukur, kur ka qëlluar nga 17 metra dhe ka dërguar topin në këndin e epërm të majtë për 2:1.

Në pjesën e dytë, Drita bëri disa zëvendësime dhe më pas zotëroi lojën në plotni, por pa ia dalë që të shënojë deri në minutën 75, kur pas një gabimi të mbrojtjes mysafiri që nuk intervenoi si duhet, topi erdhi deri Dabiqaj, i cili nga afërsia me kokë qëlloi këndin e epërm të djathtë të Isufit për rezultatin 3:1.

Deri në fund, Drita diti të ruaj rezultatin, duke vazhduar me serinë e fitoreve./kryelajmi.com/.

You Might Also Like