Futboll

Prishtina ndal hovin e Dritës

Para një jave Drita e kishte mposhtur Prishtinën me rezultat 3:0 në kryeqendër, por një javë më pas Prishtina iu hakmor në Gjilan, duke fituar me rezultat 2:1, rezultat i cili ekipin e Prishtinës e dërgon në vendin e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mbyllur me rezultat të barabartë. Minuta e shtatë e ndeshjes solli një dush të ftohtë për Dritën, ngase ish-lojtari i tyre Blend Baftiu shënoi për ekipin kryeqytetas. Ai ka shënuar gol shumë të bukur, kur pas një gjaujtje nga këndi topi është dëbuar dhe Baftiu ishte në vendin e duhur për të gjuajtur me të parën dhe për të sjellë ekipin e vet në epërsi 0:1.

Drita ia ka dalë që të barazojë në minutën 19, pas një aksioni të ndërtuar mirë. Kombinimi i dyfishtë në mes të Balajt dhe Besnik Krasniqit, bëri që qendërsulmuesi Blerimi Krasniqi të fitojë në top të mirë në brendi dhe nga afërsia me urtësi e dërgoi topin në rrjetë për 1:1, që ishte rezultat i pjesës së parë.

Në minutën 52, pas një harkimi nga këndi Hasani qëlloi topin me kokë dhe shënoi për Prishtinën, por pati mëdyshje se ai e shtyu Shejin nga prapa dhe gjyqtari fillimisht dha faul, por situata për një kohë të gjatë u shikua në VAR dhe në fund gjyqtari Bardh Ajeti vendosi që të pranojë golin kështu që rezultati u bë 1:2. Prishtina ka patur edhe raste të tjera, sikurse që rast të mirë pati edhe Marsel Ismajlgeci në minutën 79, i cili nga një pozitë ballore gjuajti drejt në portierin. Në minutën 82 pas harkimit të Besnik Krasniqit, Altin Bytyqi gjuajti e kokë, por topi shkoi jashtë pingules së majtë të Iliazit.

Deri në fund Drita u mundua të shënojë, por pa sukses, kështu që Prishtina mori fitore të vlefshme në këtë ndeshje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like