Komunikacion

Policia e trafikut shqiptoi 41 gjoba për përdorim të telefonit

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Gjilan, 06 nëntor 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 30.10.2026 – 05.11.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë (1498) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:

· Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar dyzet e një (41) gjoba për përdorim të telefonit,

· Shqiptuar dyzet e një (41) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tetë (38) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

You Might Also Like