Ndahet papritur nga jeta kryeshefi i ndërmarrjes “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi
Është ndarë papritur nga jeta, në moshën 60-vjeçare, kryeshefi i ndërmarrjes “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi.
Isufi, më herë ka mbajtur pozita udhëheqëse në “Eco-Higjiena”, derisa gjatë mandatit të parë të Alban Hysenit, ka shërbyer si drejtor për Bujqësi në
Komunën e Gjilanit.
Njoftimin e mortit ka bërë te ditur faqja “Fshati Sefer”, të cilin po e publikojmë të plotë:
Ju njoftojmë, të dashur bashkëfshatarë, se ka ndërruar jetë kusha jon Bajram Isufi.
Fshati Sefer ndan dhimbjen me familjen Isufi, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Amin!
Për kohën dhe vendin e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë.
……….
Biografia e Bajram Isufit
Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas, përfundoi studimet në Universitetin e Mitrovicës, ku u diplomua si Inxhinier i Teknologjisë Kimike.
Studimet Master i ka përfunduar në fushën e Menaxhmentit Ndërkombëtar.
Shërbeu si Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, duke u fokusuar në mbështetjen direkte të fermerëve, modernizimin e sektorit agrar dhe menaxhimin e fushatave bujqësore.
Gjatë karrierës së tij, ka udhëhequr ndërmarrje të shërbimeve publike dhe projekte zhvillimore që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe ambientin.
Ka fituar besimin e qytetarëve duke shërbyer edhe si këshilltar komunal në Kuvendin e Gjilanit.
Përveç angazhimit të tij zyrtar, Isufi njihet për kontribut të rëndësishëm në sport, veçanërisht në zhvillimin e hendbollit në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe në aktivitete të ndryshme humanitare.
Bajram Isufi ishte pinjoll i familjes se Idriz Seferit./Mediafokus




