𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 –
𝘀𝗳𝗶𝗱𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲
Unifikimi për të garuar me një listë të përbashkët përmesë ’’Koalicionit Shqiptar’’, pastaj mbajtja e zgjedhjeve më 25 tetor muajit që e lam pas për parlamentin e Serbisë, ku rezultoi sipas rezultateve përfundimtarë të shpallura dje nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, përbën një rezultat, por jo të pritshëm.
U arit pasi që u fituan dy ulëse të mandateve të Deputeti të legjislaturës së re të parlamentit të Serbisë.
Ajo që do të duhej shpërfaqur në këtë trajtim, është se pasivzimi i adresave përmes ushtrimit shtetëror sistematik të një spastrim etnik-diskriminimit, ku janë hequr votuesit me të drejtë vote edhe nga regjistrat e votuesve.
Si pasoj e heqjes, fshirje së adresave të quajtur si pasivizim, është prodhuar efekte administrative, demografike, politike tepër të dëmshme diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Dhe në zgjedhjet parlamentare në Serbi të mbajtura më 25 tetor pati drejtëpërdrejtë që së paku dy Deputet, nuk arritën të marrin vota, pasi të gjithë të pasivizuarit shqiptar janë hequr nga regjistrat e votuesve, pra kemi më pakë votues me të drejtë vote.
Përmesë pasivizimit të adresave jan veprime administrative sistematike dhe se heqja e të drejtës së votës, duke tjetërsuar kështu strukturën demografike dhe elektorale në Krahinën e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit.
Humbja, cenimi të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve mohimi, në përfaqësim, kështu Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejtë në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Rajonin e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit.
Mendohet se çdo i 4-ti shqiptar-si Shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptar nga Komuna e Preshevës, Medvegjës, e Komuna e Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u jan pasivizuar adresat.
Si pasojë e gjithë këtij spastrimi etnik, apo, më saktë, diskriminimi që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin dhe në Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (“Gazeta Zyrtare e RS”), nr. 87/2011, i cili po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke targetuar vetëm shqiptarët etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Pasivizim drejtpërdrejt, ka kontribuar në dobësimin demografik, politik dhe institucional të shqiptarëve, ka privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Dy Deputetët shqiptar nga ’’Koalicioni Shqiptar’’, në Parlamentin e Serbisë, është domosdoshmëri e kohës që me prioritet të adresojn pyetje parlamentare me shkrim, që në seancat e para të kësaj legjilature, formë interpelancë për të kërkuar sqarime, informacione apo llogaridhënie drejtuar Ministrisë përkatëse, Kryeministrit.
Se sa është numri i të pasivizuarve, përmesë një liste në gjithë Serbinë, por edhe krahasimet me nacionalitete tjera jo shqiptare në komunat e Serbisë.
Deputetët shqiptarë kan obligim nga votuesit të ngrejn alarmin duke njoftuar e sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime emergjente duke kërkuar, insistuar dhe këmbëngulur edhe në ngritjen e një Komisioni i ngarkuar për hetimin e pasivizimit.
Por edhe të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakt të pasivizuarave, dhe kthimin e gjithë adresave të pasivizuarëve shqiptar në Serbi.
Qeveria e re e Republikës së Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente, të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.
Qeveria e re nga Lista e Studentëve, do të duhej të reflekton dhe të ndërron narrativat dhe diskursin që kishte ndjekur e udhëhequr pushteti i hekurt nga Aleksandër Vuqiç.
Qeveria e re e Serbisë, është përgjegjëse për ndalimin e pasivizimit të adresave, eliminimin e praktikave diskriminuese dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Jo vetëm nga Deputetët e kësaj Legjislature, por duhet kuptuar se pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë dhe të paanshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorimit ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit.
Lista studentore drejt pushtetit në Serbi, mundë të konsiderohet shpresë për ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe demokratizimin të vetë Serbisë.
Vështrim nga Refik Hasani, më 6 nëntor 2026.



