Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Isufi, me rastin e ndarjes nga jeta të Bajram Isufit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Bajram Isufit.
Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Bajram Isufi do të kujtohet gjithmonë për kontributin dhe angazhimin e tij në kohë lufte dhe në paqe, për përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve, si dhe për rolin e tij në jetën institucionale të Gjilanit. Mbi të gjitha, do të kujtohet për njerëzinë, korrektësinë dhe respektin që dëshmoi ndaj të gjithëve.
Në emrin tim dhe të bashkëveprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Isufi, banorët e Zhegrës dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij.
Në këto çaste dhimbjeje, ndajmë pikëllimin me ju dhe lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Bajram Isufin!”




