Futboll

SC Gjilani mbyll bashkëpunimin me trajnerin Bers Ramadani

Sport Club Gjilani njofton se bashkëpunimi me trajnerin Bers Ramadani, i cili ka qenë pjesë e shtabit teknik të gjeneratës U19, ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme, me kërkesë të vetë trajnerit Ramadani.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ramadani për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në drejtimin e gjeneratës U19, duke qenë pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë në zhvillimin dhe avancimin e futbollistëve të rinj.

Ndarja është realizuar në frymë të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, ndërsa Sport Club Gjilani i uron trajnerit Bers Ramadani shumë suksese dhe mbarësi në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive.

You Might Also Like