Futboll

Gustavo Gilberto i bashkëngjitet stërvitjeve te FC Drita

Gustavo Gilberto futbollist brazilian, tashmë mund të llogaritet futbollist i Dritës së Gjilanit. Ai ka mbërritur në kampin e Dritës në Durrës dhe u është bashkëngjitur stërvitjeve të ekipit. Pas humbjes nga Gjilani, kryetrajneri i Dritës, boshnajku Amir Alagiq kishte deklaruar se ekipit të tij i mungojnë dy lojtarë thelbësore, një sulmues tipik dhe një mesfushor që është ndërtues i lojës. A është Gustavo Gilberto i duhuri, sulmuesi që i mungon FC Dritës do të shihet qysh në paraqitjen e radhës së tij. Drita pati shumë probleme për të shënuar gol, ngase nga shtatë ndeshje sa ka zhvilluar deri më tashti ia ka dalë të shënoj vetëm dy herë.

Angazhimi i Gustavo Gilbertos tashmë është zyrtar. Këtë e ka bërë të ditur edhe Fisnik Kërçeli, zyrtar në FC Drita.

You Might Also Like