Viti

Kuvendi komunal i Vitisë miratoi buxhetin për vitin 2018-2020

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e tetë, mbledhje kjo që mund të jetë edhe e fundit për këtë legjislaturë për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen ka fundi i muajit të ardhshëm. Megjithatë gjatë kësaj seance janë aprovuar të gjitha pikat e parapara ndër to edhe Buxheti Komunal 2018-2020. Në fillim të seancës, kryesuesi i Kuvendit Komunal , Naim Pira dhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu kanë falënderuar këshilltarët e Kuvendit Komunal por edhe anëtarët e trupave të ndryshme të Kuvendit për punën e përbashkët që e kanë bërë gjatë kësaj legjislature. Përndryshe gjatë kësaj seance me shumicë votash është aprovuar buxheti komunal 2018-2020, propozim vendimit për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelës Kadastrale me nr. 1330-2 në zonën kadastrale në Gjylekar, propozim vendimi për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të pronës Komunale, propozim vendimit për aprovimin e Planit të Punës të Kuvendit Komunal si dhe propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, për vitin 2018.Kurse gjatë kësaj seance nga drejtoria komunale e Arsimit është dhënë edhe një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

You Might Also Like