Futboll

Kërkohet që të mos mbahen tubime zgjedhore në stadium

Ekipet e futbollit kanë kërkuar që në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të mos mbahen tubime zgjedhore, ngase do të rrezikohej drenazhi i fushës, me cka do të shkatërrohej fusha e futbollit.

Një kërkesë e tillë ka ardhur nga dy klubet Gjilani e Drita, kurse këtë shqetësim e ka paraqitur Feti Murseli, drejtor i FC Drita.

Pas këtij shqetësimi, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka thënë se do t’a mirëpresin këtë kërkesë të klubeve.

“Përkundër përgatitjes dhe vullnetit tonë, si kandidat i këtij qytetit për kryetar komune, ju siguroj nuk do të mbajmë tubim politik në stadium, në mënyrë që t’ua lëmë këtë hapësirë futbollit dhe të mos e dëmtojmë”, ka thënë Lutfi Haziri, duke shtuar se  për partinë tjetër (VV) ka bërë aprovimin, por është vlerësim i tyre. “Unë e respektoj kërkesën e dy klubeve”, është shprehur kreu i Gjilanit.

Në një konferencë me gazetarë, edhe Arbreshë Kryeziu – Hyseni, ka theksuar se VV kishte bërë kërkesë që të mbajë një tubim të madh zgjedhor në Stadium, por se sipas saj edhe Vetëvendosje do të zhvendoset në një ndonjë lokacion tjetër.

You Might Also Like