Gjilani ka varguar barazimet, kësaj radhe ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica, e cila më me pak fat ka mundur të fitojë tërë ndeshjen.
Në një pjesëlojë të parë me pak raste, të dy ekipet më shumë testuan njëra-tjetrën. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Broja i mysafirëve, i cili gjuajti nga largësia, por Kaqiu u hodh në këndin e djathtë të poshtëm dhe shpëtoi golin.
Mysafirët kanë mundur të shënojnë edhe në minutën 58, kur Shaqiri bëri një gabim trashanik, kurse Oto John u nis drejt portës dhe gjuajti e Kaqiu sërish shpëtoi gol të sigurt.
U mendua se Gjilani do të sulmojë më shumë kur në minutën 72 Islami mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, por edhe me 10 lojtarë në fushë Trepça ’89 ishte më e mirë bile e fitoi edhe një penalti kur Hasani në brendi u pengua nga Shaqiri.
Broja në vend të portës e qëlloi shtyllën e djathtë dhe ndeshja më pas u mbyll me rezultatin që filloi 0:0.