Futboll

Gjilani po e humb ndeshjen në pjesëlojën e parë

Gjilani po pëson humbje ndaj Dukagjinit pas 45 minutave të parë, me një gol të shënuar nga Iijasa Zylfiu.

Në minutën 29, pas një harkimi nga e majta, topi erdhi në brendi, ku lojtari më shtatshkurtër Zylfiu, gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e epërm të djathtë të portierit Qoriq. Është interesant se edhe kësaj radhe, mbrojtja e Gjilanit qëndroi në tokë, ngase askush nuk u shkëput për të dëbuar topin.

Gjilan pati rast të mirë për të barazuar në minutën 42, kur ka shpërthyer nga e majta Tolaj, ai gjuajti për tokë, kurse topin nga vija e portës e nxori Dallku. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like