OPINION

Të dëmshme vonesat në aprovimin e ligjeve

 Shkruan: Izmi Zeka

Çdo vonesë, është e dëmshme, për ndërtimin e një shteti të ri. Në këtë kuptim, edhe vonesa e aprovimit të ligjeve, sidomos të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat janë ngritur edhe kushtëzime nga Bashkimi Europian dhe SHBA, sic është ai për Demarkacionin me Malin e Zi, janë të dëmshme! Dyshimet e ngritura në lidhje me këtë Marreveshje, që kryesisht kanë të bëjnë me pretendime territoresh, janë përpjekje për të promovuar patriotizëm të padobishëm, patriotizëm që nuk qon në forcimin e shtetit tonë, por në dobësimin e tij! Armiqt e shtetit tonë, dëshirojnë të vonohemi sa më shumë në procese! Bëj thirrje deputetëve të parlamentit, që ta kalojne sa më shpejt këtë cështje nga rendi i dites, e të kalojmë në etapa tjera të zhvillimit e të përparimit!

You Might Also Like