Gjilan

Kadriu: Autostrada fillon në muajin tjetër dhe nuk ka asnjë ndryshim

Zëvendësministri Rexhep Kadriu ka bërë me dije se punët reth autostradës do të nisin në muajin që vjen dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga ajo që është paraparë.

Ai ka dalë me një postim në të cilin është thënë:

 

Të nderuar qytetarë,

Fillimisht thanë se autostrada nuk do të bëhet, dhe se kjo është veç për fushatë. Tani kur u kuptua se autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë po bëhet realitet, nxjerrin diçka tjeter, iu pengon traseja.

Qeverisja serioze nuk merret me dëshira e as agjenda partiake. Ne jemi të përkushtuar të përmbushim kërkesat e qytetarëve, pa dallime. Autostrada fillon në muajin tjetër, dhe nuk ka asnjë ndryshim.

 

You Might Also Like