-Nisma socialdemokrate, krahas aktivitetit që është duke e bërë në Kosovë, rreth shtrirjes së strukturave të saja, ka filluar edhe me fuqizimin e saj kudo në diasporë.
Sipas një njoftimi të Nismës ky subjekt mori vendim që si koordinator i Nismës Socialdemokrate për Slloveni të caktohet z RAMË BALAJ,veprimtar dhe afarist i suksesshëm në Slloveni.
-Në Slloveni ka shumë mërgimtar dhe nga sot Nisma socialdemokrate do të jetë me afër tyre. Ky subjekt politik po u mundëson mërgimtarëve që përvojat e tyre ne politikw, diplomaci, ekonomi kulturë t’i shpalosin më lehtë brenda dhe jashtë vendi. Këtë e tha koordinatori i posa emruar z-Ramë Balaj, i cili jeton një kohë të gjatë në Slloveni.
Ramë Balaj, u propozua nga Kadri Gervalla,kryetar i NISMËS në Evropë dhe u miratua nga kryesia, njofton Zyra për Informim e Nisma Socialdemokrate në diasporë.