Viti

Njoftim i rëndësishëm nga QKMF-ja në Viti

Sipas një njoftimi të publikuar sot nga Drejtoresha e Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti,Dr.Vjollca Kadolli –Halili, njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se pasija mjekësore Mamografi mobil do të qëndorj në Viti prej datës: 01.10.2018 dhe me këtë rast qytetaret vitiase të cilët janë mbi 40 vjeç mund të bëjën mamografi flas.

Për të shfrytzuar këtë mundësi që u ofrohet, paraprakisht qytetarët të interesuar duhet të lajmrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, për të caktuar tërminin.

Sipas këtij njoftimi, terminet mund të caktohen në zyret nr. 17 dhe 31 në QKMF-Viti tek Dr. Xhilsime Qamili dhe Dr. Artë Gashaj nga ora 8:30-14:30h. Gjithashtu aty ata do të informohen mbi mënyrën e bërjës së ekzaminimit.

Ndryshe, Dr. Kadolli-Halili bënë me dije se mamografi mobil do të qëndroj në Viti, falë bashkëpunimit dhe marrëvesjës së Komunës së Vitisë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht dr.Ardian Biçakun-Koordinator për Mamografin. Kjo marrëveshje është arritur në kuadër të muajit tetor i cili llogaritet si Mujai i Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit.Aziz Zuka

You Might Also Like