Gjilan,13 Shkurt-Skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vijoj me stërvitjet e rregullta, ku po përgatiten për filimin e edicionit pranverorë në Ipko Superligën e Kosovës me ndeshjen e parë që zhvillohet ditën e diele, kundër ekipit tjetër nga qyteti i Gjilanit, atë të Dritës.
Stërvitjen e sotme futbollistët e filluan me një vrapim të lehtë, ku pastaj ata punuan me trajnerin kondicional në anën fizike të tyre.Lojtarët së bashku me shtabin teknik të skuadrës në krye me trajnerin Sadat Pajaziti, stërvitjet i vijuan në anë taktike dhe teknike të skuadrës ku krejt në fund ata patën edhe lojë të lirë.
Gjendja e futbollistëve tanë prag fillimit të kampionatit është mjaft stabile, ku vlenë të ceket forma e arritur e tyre gjatë fazës përgaditore e cila përfundoi me sukses, ku dhe trajnerët janë ndarë mjaftë të kënaqur me punën dhe angazhimin e tyre në këtë fazë.Gjithashtu edhe atmosfera dhe harmonia brenda kampit kuq e bardh është në nivelin e duhur dhe skuadra është e gatshme për startin e edicionit pranverorë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.