Nazmiu viteve të fundit ishte polic në detyrë në Nënstacionin policor në Pozharan
Ditë më parë kolegët e tij dhe Komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili , kishin organizuar një surprizë për kolegun e tyre, i cili më shumë se gjysmën e jetës e kishte kaluar në uniformën e policit.
Duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, kolegët u përshëndetën me emocione kolegun e tyre Nazmi Alidema. Alidema punën në polici e kishte filluar në vitin 1981 dhe kishte shërbyer në Lypjan e Gjilan deri në vitet e 90-ta, ku nuk u pajtua me regjimin e asaj kohe, sikurse të gjithë kolegët tij dhe dorëzoi uniformën aso kohe dhe mbeti pa punë për shumë vite, deri në çlirimin e Kosovës, ku u riaktivizua sërish, por kësaj radhe në uniformën e policisë së Kosovës që e mbajti me nderë deri në momentin e pensionimit të tij.
Nazmiu gjithmonë kreu detyrën në mënyrën më profesionale dhe të ndershme, dhe si rezultat i saj, ai u nderua me mirënjohje dhe një orë dore.
Nazmiu në mes të emocioneve u shpreh se do ti mungojë uniforma, dhe me këtë rast falënderoi kolegët dhe eprorët e tij që e nderuan me organizimin e një takimi për ta përcjellur atë në pension.Edhe ne i deshirojme Nazmiut shendet të mirë dhe ditë të mira në pensionin e merituar.Aziz Zuka