Të dashur qytetarë të Komunës së Vitisë,
Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë të re, ditën kur më 7 shtator 1990, në Kaçanik, u shpall Deklarata Kushtetuese, një akt historik që shënoi një hap të fuqishëm drejt artikulimit institucional të vullnetit të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetësi.
Kjo datë na kujton guximin, vendosmërinë dhe sakrificën e atyre burrave dhe grave që, në rrethana të jashtëzakonshme, patën kurajën të ndërmarrin hapa historikë për të mbrojtur të drejtën e popullit tonë për të vendosur për të ardhmen e tij.
Deklarata Kushtetuese e Kaçanikut mbetet një dëshmi e rëndësishme e rrugëtimit institucional dhe politik të Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Ajo u pasua nga përpjekje të shumta, rezistencë, sakrifica dhe kontributi i brezave të tërë, deri në çlirimin dhe shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë ditë të rëndësishme, kujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuuan në rrugën e shtetndërtimit dhe shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë qytetarët që ndër vite dhanë kontributin e tyre për lirinë dhe të ardhmen e vendit.
Le ta shënojmë 7 Shtatorin me krenari, duke e forcuar përgjegjësinë tonë për ta ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më demokratike dhe një Kosovë më të zhvilluar.
Gëzuar 7 Shtatorin, Ditën e Deklaratës Kushtetuese të Kaçanikut!
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë
Aziz Zuka



