FC Drita ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian Gilberto Fortunato për të qenë pjesë e klubit për edicionin 2019/20, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17 teksa nuk qëndroi gjatë pasi që kishte një ofertë të majme nga Malejzia, saktësisht ekipi PKNP FC.
Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera e tij është e pasur me klube nga pothuajse në të gjitha kontinentet.
Kujtojmë që Fortunato ishte pjesë edhe e klubeve shqiptare Tirana dhe Flamurtari.
Gazeta SHESHI merr vesh se Fortunato do të zbarkojë në Gjilan në mbrëmjen e së martës, apo më së largu në mëngjesin e së mërkurës (10 Korrik).
Ardhja e tij do ta pasuronte sulmin e Dritës që me Izair Eminin do të krijojnë një dyshe të frikshme për mbrojtjet kundërshtare.
Drita pak kohë më parë prezantoi Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtarë ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.
/Gazeta Sheshi/