Gjilan, 16 Gusht 2019-Portieri i dalur nga akademia e klubit, Aridon Bllaca, huazohet tek skuadra e Vllaznisë së Pozheranit.
Portieri 18 vjeçar, produkt i shkollës së futbollit, do të kaloj në huazim një vjeçar tek skuadra e Vllaznisë, me ç’rast ai pritet ti ketë hapsirat e nevojshme për fitimin e përvojës dhe vazhdimësinë e ndeshjeve, për të cilën është jetike për një futbollist të ri sikurse Bllaca, në formimin e tijë dhe rritjen si futbollist.
Kujtojmë se Bllaca tek Vllaznia e Pozheranit do të gjejë treshen e futbollistëve, Dubova, Mustafa e Aliu, të cilët ditën e djeshme gjithashtu u huazuan tek e njejta skuadër.
Klubi i dëshiron sukses Aridon Bllacës në skuadrën e tijë të re, ku ekipi i Gjilanit pret paraqitje pozitive nga portieri i ri.