Gjilan

Mezani: Ndeshjen më shumë e falëm se sa që na mundi kundërshtari

Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit, ka thënë se gabimet në mbrojtje e kanë ndëshkuar ekipin e tij.

“Kemi pësuar dy gola nga gabimet tona në mbrojtje. Ne në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, patëm më shumë raste dhe kishim ardhur këtu për të fituar. Humbjet nuk na bëjnë mirë, por kemi ende ndeshje përpara. Tash përpara e kemi ndeshjen me Dritën, që është ndeshje derbi, andaj do të përgatitemi për atë ndeshje”, ka thënë Gentjan Mezani.

You Might Also Like