Limon Isufi, dje ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, ndërsa sot i dhamë lamtumirën e fundit. Përgjatë tërë jetës së tij, gjithçka ka përjetua, ashtu siç e thamë sot në mbledhjen komemorative, nuk ka qenë e lehtë për bacën Limon të ishte prind i dy fëmijëve në ilegale, Ahmet e Saime Isufi, familje kjo në shënjestër të regjimit serb.
Baca Limon ishte pa parti, siç e thash sot poashtu në fjalim se ishte i veçantë për faktin se nuk e veçoi askënd. Ishte i të gjithve. Fati i tij dhe i familjes së tij ishte i njëjt me shumë shqiptarë që u ndjekën, burgosën e përsekutuan në vazhdimësi, prandaj baca Limon asnjëherë nuk u rreshtua politikisht. E ruajti ndjenjën e bashkimit, mirësjelljes, dashnisë për vendin.
Në të gjitha etapat e jetës, në rrethana okupimi e lufte, dhe në rrethana paqeje, baca Limon ishte në ballë të demostratave, protestave dhe organizimeve që kishin qëllim çlirimin dhe të mirën publike. Pra, Albin Kurti gabon nëse mendon se baca Limon i takoi Vetëvendosjes, sepse ai nuk i takojë askujt, por të gjithve. Para se ta shkruante statusin në rrjete sociale ku tenton ta përvetësojë plakun e urtë nga Anamorava, ka qenë dashtë të konsultohej me njeriun e partisë së tij, Ismajl Kurteshi, i cili shkruan, po e citoj; “Baca Limon nuk i takonte asnjë organizimi të veçantë politik e humanitar, por ishte me cilindo që angazhohej për të mirën e vendit”.
Njerëz si bacë Limoni, nuk rreshtohen kah njëra anë sepse e kaluara e tyre ishte për të përgjithshmën. Ata madhështinë e kanë bë duke u rreshtuar kah interesat e mëdha, larg grupimeve politike, prandaj edhe vdesin me faqe të bardhë, saktësisht si Limon Isufi.
Rexha