Kanë përfunduar pesë ndeshjet e ditës së shtunë në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate tejet befasuese.
Dardana ka triumfuar në udhëtim me përmbysje ndaj Trepçës, ndërkohë që befasinë e ka shkaktuar Arbëria që ka mposhtu në transfertë Istogun.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Malisheva në udhëtim te Ramiz Sadiku.
Dueli ndërmjet dy ish-skuadrave elitare ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit përfundoi me rezultat të barabartë, ashtu sikurse edhe përfundoi dueli ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë.
Ja rezultatet e ditës së shtunë në Ligën e Parë:
Trepça – Dardana 1-2
Istogu – Arbëria 0-2
Liria – Vëllaznimi 1-1
Ramiz Sadiku – Malisheva 0-3
Ulpiana – Vitia 0-0