Gjilani ka mposhtur Malishevën në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës, në ndeshjen që është zhvilluar në Malishevë.
Gjilanasit pas një pjese të parë të barabartë kanë shpërthyer në të dytën, kur fillimisht ka shënuar qendërmbrojtësi Ylber Kastrati në minutën 62.
Malishevasit që prijnë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll u mbajtën mirë deri te goli I pranuar dhe menjëherë mbrojtja e tyre e çeliktë u shndërruar në kullë prej qelqi pas golit të pranuar. Nuk kanë kaluar as tre minuta dhe Bahri Greca ka shënuar për 0 me 2, kurse krejt në fund, në minutën 85 ka shënuar Dautaj për rezultatin 0:3