Klubi Futbollistik “Drita” ka filluar me fazën përgatitore për pjesën pranverore të kampionatit, përcjellë Gazetasheshi.com.
Të gjithë futbollistët u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryetrajnerit Ardian Nuhiu për ta kompletuar stërvitjen e parë të fazës përgatitore.
Të pranishëm ishin edhe dy përforcimet e bërë në këtë afat kalimtar, Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe ‘gardiani’ Faton Maloku, i cili pritet që të rikthehet në formë optimale.