Sylejman Ismajli
Kaosin e tmerrshëm që ka krijuar pandemia COVID -19 në rruzullin tokësor, ka bërë që bota të futet në karantinë pa e ditur epilogun, zgjidhjen dhe pasojat që do t`i ketë pandemia COVID -19.
Edhe pse jemi në një rrezik të madh të shëndetit dhe masat që po merr shëndetësia botërore duke ndarë mjete financiare të pakufizuara për rehabilitimin e kësaj pandemie, klubet dhe shumë analista të futbollit të Kosovës po theksojnë se shumë shpejt do t’ju rikthehemi fushave të blerta të futbollit.
Aq shumë shkojnë klubet futbollistike të Kosovës sa që kërkojnë edhe pagat e plota ndajë pronarëve të klubeve, duke mos e llogaritur se njerëzit që mbajnë klubet gjallë kanë mbyllur bizneset e tyre duke ju dal në ndihmë popullit në mënyra të ndryshme.
Fushat e futbollit anembanë botës janë shndërruar në karantina të improvizuara dhe askush nuk mendon nga klubet për të ardhurat e tyre, bile shumë klube “gjigante” të Evropës me mundësit e tyre kanë ndihmuar disa klube të kategorive të ulëta që sado pak t’ju zbusin gjendjen në këto momente të vështira.
Në futbollin e Kosovës edhe një herë po dëshmohet se në këtë vend nuk ka profesionalizëm tek klubet, ndërsa në klubet evropiane vet futbollistët janë deklaru që të ardhurat e tyre një mujore apo dy mujore të dedikohen për mjekët dhe për vendet më të goditura nga COVID -19, mos e harroni se në vendet evropiane shumë futbollist në mënyrë vullnetare ju kanë dalur në ndihmë mjekve në stafin punues.
Pandemia COVID-19 ka futur në kolaps total futbollin si në Ligat Kombëtare, Ligën e Kampionëve po ashtu është shtyer edhe Kampionati Evropiane, duke mos e parë se kur do të lirohemi nga pandemia e virusit COVID-19 edhe Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” janë shtyer edhe pse këto lojëra zanafillën e kanë në vitin 776 para Krishtit, e ato moderne që nga viti 1896 të mbajtura në Greqi.
Klubet në Kosovë me trajnerët e stafin e tyre, ju kanë dhënë planin e punës futbollistëve që të ushtrojnë në shtëpi pa mundësi për ti kontrolluar se sa i zbatojnë ato, shtrohet pyetja a mundet një futbollist të përgatitët në korridorin e dhomës të shtëpisë për një ndeshje 90 minuta në fushën e gjelbërt, kjo është qesharake, këtu vlerësohet puna e trajnerëve e klubeve të Kosovës se sa janë profesionistë.
Kur djepi i futbollit Anglia është afër të shpall të pavlefshme sezonin dhe kanë bërë reduktimin e pagave nga vet futbollistët, këtu në futbollin e Kosovës “sharllatanët” e futbollit dalin në emisione televizive dhe shohin ëndrra të kota dhe sulmojnë Federatën e futbollit të Kosovës dhe pronarët e klubeve për paga.
Se sa është pandemia e rrezikshme dhe e padukshme, e ka dëshmuar ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes Atalantës e Valencia, e cila u zhvillua në Milano sipas ekspertëve nga kjo ndeshje janë infektuar hiq më pak se 40.000 mijë shikues që ishte një “bombë biologjike” duke e quar shtetin e Italisë në një shtet ku çdo ditë mesatarja e vdekshmërisë është 700 persona, ndërsa “sharllatanët” tanë kërkojnë paga e kërkojnë të luajnë futboll.
Institucioni më i madh i futbollit në Kosovë, Federata e futbollit të Kosovës, duhet në mënyrë urgjente që ti thërras të gjitha klubet me urgjencë për ta sqaruar pozicionin e futbollistëve dhe çka të veprohet më tutje, pasi që edhe klubet edhe futbollistët janë para një dileme tejet të vështirë, marrja e një vendimi nga FFK, do të kristalizonte shumë gjëra si për pronarët e klubeve po ashtu dhe do të shqyrtonte se si do të duket kampionati i ardhshëm i futbollit 2020/21. ndërsa për këtë kampionat do të duhej të deklarohej se kujt i takojnë titulli dhe skuadrave të cilat duhet të dalin në Europë dhe gjendjen e skuadrave të fundit të tabelës, me këtë vendim Federata e futbollit të Kosovës do të rehabilitonte edhe klubet edhe futbollistët.
Do të ishte shumë tragjike në qoftë se mendohet të zhvillohet futboll në këtë kampionat, duke e ditur kapacitetin e futbollistëve tanë, por edhe mjetet financiare që i kanë klubet, duhet kujtuar se futbolli zhvillohet për shikues ndërsa të zhvillohen 11 ndeshje për dy muaj kjo është vetëvrasje, ndërsa në shumë Liga evropiane është propozuar se me pjekjen e kushteve mundet të zhvillohen ndeshjet e mbetura pa shikues, por reagimi i menjëhershëm i klubeve dhe vet futbollistëve ka qenë se nuk zhvillojnë asnjë ndeshje pa shikues, pasi që sipas tyre futbolli është i shikuesve.
Edhe pse për momentin futbolli është futur në një kolaps total dhe e gjithë bota po vrapon pas pandemisë COVID -19, prapë do të buzëqeshmi, prapë do ta ndjejmë adrenalinën e fitores e humbjes, do ta ndjejmë emocionet e shkallëve të stadiumit, prapë do të vjen koha që botën do ta dominon futbolli e jo COVID -19.
T’ju bëj me dije që askush nuk na ka faj pse jemi të papërgjegjshëm në këtë situatë, ne jemi e zeza e vetvetes, ndoshta nuk po ju bëjnë të vetëdijshëm skenat në Itali, Spanjë, Gjermani e shumë vende tjera të botës, por mos harroni se nuk ka asnjë arsyetim më të madh se jeta e njerëzve dhe duhet kuptuar se gjithçka mundet të pres, por jo edhe shpëtimi i jetës së njerëzve.
Futbolli le të futet në kolaps, por “sharlatanët” le të mendojnë mirë.