Gjilan

Në Gjilan pati mbi 1000 punësime

Komuna e Gjilanit, ka nisur sot ciklin e tretë të konferencave për këtë vit, ku për çdo ditë do të mbahen konferenca për media, si praktikë e drejtëpërdrejtë e informimit të publikut në baza të rregullta, lidhur me punën që bëjnë organet komunale, duke përfshirë këtu ekzekutivin-drejtoritë komunal dhe legjislativin, përkatësisht përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës.

I pari në këtë raund të konferencave ishte Agim Zuzaku, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik, i cili ka elaboruar punën e bërë në këtë dikaster duke përmendur projekte, programe e aktivitete të shumta që kanë ndodhur në Gjilan.

Zuzaku ka thënë se vetëm të hyrat nga jashtë, konkretisht përmes donatorëve, duke mos përfshirë këtu buxhetin e Komunës dhe Qeverisë së Kosovës, Gjilanit i kanë dhënë dhe po i japin mbi 9.7 milionë euro dhe kur i shtohen edhe investimet e Komunës së Gjilanit, dhe ato të qeverisë së Kosovës, kjo shifër pothuajse dyfishohet, ndërsa, numri i të punësuarve është mbi një mijë të punësuar në sektore të ndryshme.

Sektori privat në Gjilan është punëdhënësi më i madh për qytetarët e Gjilanit dhe ky trend përditë e më shumë po shënon vlera positive dhe inkurajuese për angazhim në shërbim të rritjes së buzneseve.

“Gjatë këtij viti kanë përfituar rreth 400 biznese në forma të ndryshme, pastaj janë realizuar 2 panaire më qëllim të promovimit dhe mbështetjes së bizneseve siç ka qenë panairi “Gjilani 2016”, dhe panairi i makinave “Auto-Shoë”, ku pjesës ishte një numër i konsiderueshëm i bizneseve dhe mergimtarëve nga diaspora. Gjithashtu në kuadër të planifikimit të drejtorisë janë realizuar edhe dy forume B2B (Biznes me Biznes)me qëllim të promovimit të munësisë së madhe për investime në Gjilan”, ka thënë drejtori Zuzaku.

Ai më tej ka thëksuar edhe bashkëpunimin me donator, që siç është shprehur ai projektet, programet dhe investimet e shumta të sjellura në Gjilan kanë vetëm një emrues të përbashkët, angazhimin maksimal të kryetarit Lutfi Haziri.

“Politika e kryetarit Lutfi Haziri, vendosmëria e tij dhe angazhimi për një zhvillim të hovshëm të Gjilanit, pos tjerash kanë rezultate konkrete. Kemi për këtë periudhë kohore investime të shumta, donator, programe e projekte të cilat që të gjitha janë për një zhvillim të qëndrueshëm, mbështetje të sektorit privat dhe krijim të kushteve më të mira për qytetarët dhe kjo është bërë falë punës dhe angazhimit maksimal të kryetarit Lutfi Haziri. Kështu nga organizata “Help”kanë përfituar rreth 50 biznese me grante të drejtëpërdrejta, përmes Komisionit Evropian rreth 30 të tjera, pastaj përfitimi i nxënësve, studentëve dhe bizneseve me punë praktike dhe angazhim të tyre nëpër ndërmarrje të ndryshme, mbështetjen e ndërmarrjeve për gjenerim të qëndrueshëm të vendeve të punës etj”, pohoi drejtori Zuzaku duke qenë falënderues për të gjithë ata që Gjilanit po i japin mbështetje.

“Nuk mund të lë pa përmendur organizatën “Help”, programin e EURED financuar nga BE, ARDA-në (Asociacionin e  Agjencive për Zhvillim Rajonal), pastaj KfË-në Gjermane, Partneritetin Publiko-Privat te shkollat e mesme, projektin “Gjilani Riciklin”, programin Kosova e Bukur, angazhimin e madh me investime të USAID-it, TiK-as Turke, Caritas-it, mbështetjen e qeverisë së Kosovës, atë Austriake për kredinë afatgjate për trajtim të ujërave të zeza, lumenjëve dhe impiantit përmes programit “Sofft Loan” dhe shumë projekte, programe dhe donator të pa ndarë të Gjilanit”, ka përfunduar ai në këtë pjesë.

You Might Also Like