Futboll

Gjilani zhvillon ndeshjen e fundit në shtëpi

Gjilani këtë të mërkurë zhvillon ndeshjen e fundit në shtëpi, e cila njëherit është edhe ndeshje vendimtare për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Me fillim në ora 17, Gjilani do të ndeshet me Ballkanin nga Suhareka, ndeshje kjo që mund të vendos për titull kampioni, por edhe për pjesëmarrje në Champions League dhe Europa League.

Për këtë ndeshje mbretëron një interesim i jashtëzakonshëm, por edhe kësaj radhe ajo do të zhvillohet pa praninë e shikuesve shkaku i pandemisë covid19.

You Might Also Like