Gjilan

Haziri: Përveç shëndetit publik, po punojmë që ta ruajmë edhe shëndetin e ekonomisë

 

Gjilan, 9 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media të mbrëmjes së të hënës, tha se rastet e fundit kanë bërë që situata të jetë në nivelin alarmant, duke shtuar se po punohet për menaxhim të situatës.

 

Kreu i Gjilanit tha se s’ka vend për panik, por ka apeluar qytetarët që të jenë lojal në vendimet e shtetit sa i përket masave anti-COVID-19.

 

“Përvec tjerash, jemi në kohën e gripeve sezonale dhe kërkohet menaxhim sa më i mirë dhe më i drejtë. Përvec shëndetit publik, detyra jonë 24 orë e shtatë ditë është që ta ruajmë shëndetin e ekonomisë. Pra, po punojmë shumë me të gjithë mekanizmat komunal e regjional, sikurse edhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri, pas takimit të mbrëmjes me Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Kreu i Gjilanit ka njoftuar se në ditët e fundit, asnjë rast i infeksionit nuk është shënuar në shkolla e objekte fetare.

 

“Pra, shkollat dhe objektet fetare nuk janë burim i infeksionit”, shtoi Haziri.

 

Gjendja e përgjithshme në Gjilan brenda 8 muajve është si vijon:  1640 raste pozitive në total, 1272 të shëruar, 310 raste aktive, 39 në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje.

You Might Also Like