Gjilani kohëve të fundit të thuash ia ka marrë primatin dhe e ka mundur në dy ndeshje 2:1 në Gjilan dhe 2:0 në Prishtinë.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Gjilan, këtë të mërkurë, por pa praninë e shikueseve.
Gjilani hynë në këtë ndeshje pas disa humbjeve radhazi, gjë që bëri të largohet kryetrajneri Gentjan Mezani, por as Prishtina nuk po tregon formë të mirë.
Derisa Gjilanit i duhet fitorja për t’u rikthyer edhe Prishtina i ka llogaritë e veta, andaj në faqen e tyre kanë shkruar:
“Prishtina të mërkurën duhet të dëshmojë që është skuadër më e mirë
Gjilani dhe Prishtina do të ndeshen në kuadër të javës së 17-të. Përndryshe skuadra e Gjilanit është skuadra e fundit që e ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” në 18 ndeshjet e fundit të zhvilluara në shtëpinë e bardhekaltërve. Po ashtu është skuadra e vetme që ka mposhtur Prishtinën në dy përballjet e fundit”, thuhet në postimin e FC Prishtinës.
Prishtina pas javës së 16-të gjendet në pozitën e tretë me 25 pikë, 11 më pak se Drita e cila ndodhet në vendin e parë. Ndërsa, Gjilani në pozitën e katërt me 23 pikë të grumbulluara.