Futboll

Mbyllet keq për Dritën pjesëloja e parë ndaj Trepçës ‘89

Është mbyllur pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica, e cila po zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, pa praninë e shikueseve shkaku i pandemisë.

Drita është treguar shumë e ngathtë në këtë ndeshje, duke mos krijuar asnjë rast të mirë shënimi, derisa mysafirët nga Mitrovica në dy kundërsulme të shpejta ia kanë dalë të shënojnë dy herë.

Fillimisht pas një kundërsulmi të shpejtë, Darvish i mitrovicasve në minutën 13 ka shërbyer Ademin, i cili nga një pozitë ballore ka arritur që të mposht Rexhepin për 0:1.

Drita u sul për të barazuar, por pa krijuar ndonjë rast të mirë shënimi dhe kur gjyqtari kishte dhënë dy minuta shtesë të pjesëlojës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë mysafirët kanë shënuar edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet këmbëshpejtit Adenis Shala.

Pjesëloja e parë u përmbyll me rezultat 0:2.

You Might Also Like