Gjilan

Në Spitalin e Gjilan për një ditë tre persona humbën jetën nga covid19

Në Spitalin e Gjilanit në 24-orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë nga COVID-19.

Gjendja me koronavirusin në spitalin e Gjilanit është mjaft e rënduar.

Drejtori Nysret Hajrullahu, ka thënë se aktualisht janë 102 pacientë të shtruar të cilet po marin trajtim për Covid-19.

“Aktualisht janë 102 pacientë të shtruar në spital në të gjitha njësitë përkatëse të Covidit. Është rritur shumë numri i të shtrfuarëve, i shpërndarë në gjashtë njësi të Covidit të riorganizuara të reparteve të ndryshme të spitalit”, u shpreh ai për Indeksonline.net

You Might Also Like