Futboll

Gjilani humb miqësoren ndaj Strugës

Ndeshja ndërmjet ‘kuqebardhëve’ dhe Strugës, është zhvilluar në stadiumin “Gradska Plaza”, në qytetin e Strugës.

Rezultati i kësaj ndeshje miqësore i ka takuar skuadrës së Strugës, ku e kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0, nga dy pjesëlojët është shënuar nga një gol.

Të besuarit e Ismet Munishit, në këtë fazë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje tjera miqësore me Rabotnickin dhe Skënderbeun.

Ndërsa, kujtojmë që dy ditë me parë gjilanasit kanë mposhtur Veleshtën me rezultat minimal 1:0.

 

You Might Also Like